Sadio Mane mund të ketë qenë pjesë e Realit të Madridit përpara 2 vitesh. Sipas asaj që është publikuar te France Football, sulmuesi nga Senegali ishte blerja e parë në mendjen e Zinedine Zidane në sezonin 2018/2019 përpara se ai të mbyllte etapën e parë në pankinën e ‘Los Blancos’.
Tani me rikthimin e francezit te madrilenët, lajmet që e lidhin Sane me të janë shtuar dhe frika te Liverpool sa vjen e rritet. Sadio Mane ka me ‘The Reds’ një kontratë që skadon në 2023 dhe futbollisti ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, trajneri Jurgen Klopp është ai që shfaqet më shumë I shqetësuar për situatën e futbollistit. Liverpooli I ka ofruar përmirësimin e kontratës aktuale dhe deri tani futbollisti nuk e ka pranuar atë e për më tepër nuk ka dhënë shenja se do ta firmosë rinovimin
Sipas medias britanike, Mane pret që fillimit të firmoset kontrata e përmirësuar nga Van Dijk me mbrojtësin holandez që do të përfitojë 12.5 milionë euro në sezon, gjë që do ta bëjë atë futbollistin më të paguar. Mane nuk dëshiron që të konsiderohet si një yll I nivelit të dytë dhe pretendon një pagë të re që të jetë e përafërt me atë të Van Dijk.
Një situatë kjo që e nervozon Jurgen Klopp. Trajneri gjerman nuk kënaqet vetëm me titullin e shumëpritur të Premier League që pritet ta fitojnë në ndeshjet e tjera, por pretendon edhe krijimin e një dinastie te Liverpool për të cilën kërkon një lidhje dhe impenjim total dhe jashtë cdo dyshimi të elementëve më të rëndësishëm te skuadrës së tij, dicka të cilën për momentin nuk e ka të sigurt
Sfidanti.al