Në Ligue 1, Lyon ëndërron Thiago Silvan

Pasi shfaqi interesin për Diego Godin, Olympique Lyonnais ka bërë plan për të sjellë në skuadër Thiago Silvën, lajm ky që publikohet nga e përditshmja franceze ‘L’Equipe’. Mesfushori brazilian mbyll kontratën me Paris Saint Germainin në 30 qershor dhe Jean-Michel Aulas është vënë në kërkim të një mbrojtësi me eksperiencë në merkaton e transferimeve. Thiago Silva i plotëson të gjitha kriteret për të rritur cilësinë e skuadrës së Lyonit, që ka pasur shumë probleme në repartin e mbrojtjes.

Por pavarësisht kësaj, ai për Thiago Silvën është një operacion i komplikuar për skuadrën e drejtuar nga Rudi Garcia. Braziliani i Paris Saint Germainit ka një pagë shumë të lartë dhe të papërballueshme nga financat e Lyonit me Thiago Silvën që mësohet se përfiton 1.5 milionë Euro bruto në muaj dhe kalimi i tij te Lyonit mund të bëhet vetëm nëse futbollisti pranon që të heqë dorë nga një pjesë e konsiderueshme e pagës së tij.

Sfidanti.al