Ishin larguar dy nga “tenorët” apo “mosketierët”, Andres Iniesta dhe Gerard Pike, që të dy barcelonistë. Tashmë, kombëtarja e Spanjës mbet edhe pa “tenorin e tretë” apo “mosketierin e tretë”, David Silvën. Ylli i shkëlqyer i Mançester Sitit dha “boll ma”, pas 12 vitesh me fanelën e “furive të kuqe”, me të cilën fitoi Botërorin 2010 dhe Europianët 2008 e 2012.
Mesfushori 32-vjeçar i dha fund karrierës në ekipin përfaqësues pas 125 ndeshjeve të luajtura e 35 golave të shënuar, dhe pak javë pas eleminimit nga Botërori, në një të 16-ën e finaleve nga Rusia. Ai do të mbahet mend si një nga lojtarët më të talentuar të epokës së tij dhe do të na marrë malli për të, tek Spanja, edhe pse do të vazhdojë të luajë me Sitin.
Sfidanti.al