Një problem i ri i madh po e trondit, aktualisht, Italinë futbollistike, kësaj here Serinë B. Ka shumë mundësi që sezonin e ri kampionati i dytë më i rëndësishëm në Itali të fillojë vetëm me 19 ekipe, duke qenë se tre ekipe që kanë fituar të drejtën të marrin pjesë në sezonin e tij të ri, nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme për të konkurruar në këtë Seri.
Bari dhe Çezena, tanimë, e kanë shpallur falimentimin e tyre, megjithëse pronari i Napolit, De Laurentis, ka marrë përsipër që të shpëtojë Barin, por një gjë e tillë akoma nuk është e sigurt, ndërsa pritet që Seria B të fillojë së shpejti.
Avelino, nga ana tjetër, tanimë, është përjashtuar nga Seria B për arsye financiare. Thuhet se Novara, Virtus Entela, Ternana ose Pro Verçeli të ftohen që të marrin pjesë në sezonin e ri, por, fillimisht, duhet të sqarohen problemet financiare.
Seria B, si asnjëherë më parë, nuk ka qenë kaq “modeste” sa i përket vlerës së parave në qarkullim, ndërkohë që kanë rënë shumë edhe të ardhurat nga të drejtat televizive.
Sfidanti.al