Nuk kanë të sosur telashet për Manchester City. Pas përjashtiumit për dy sezone nga kompeticionet evropiane, Citizens po përballen me një tjetër problem; lëvizjen që po ndërmarrin klubet e Premier Leagues të cilat kanë vendosur që të kërkojnë heqjen e titujve që skuadra e Manchester City fitoi në periudhën 2012-2016; titullin kampion të Anglisë ne 2013/2014 dhe 2 Kupa të Ligës në 2013/14 dhe 2015/16
Ndërkaq ditë më parë, Manchester City nëpërmjet Shefit Ezkekutiv Ferran Soriano reagoi për vendimin e UEFA duke e përkufizuar atë si politik dhe duke konfirmuar apelimin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. Do të jetë pikërisht vendimi që do të japë CAS ai që me shumë gjasa do të vendosë nëse klubet e Premier League do të vijojnë apo jo me kërkesën e tyre për heqjen e titujve ndaj Manchester City.
Sfidanti.al