“Te Napoli për Conten, është trajner i madh”

Leonardo Spinazzola u largua nga Roma për t’u bashkuar më Napolin. Agjenti i mbrojtësit anësor, Davide Lippi, tregoi për mediat, arsyen e kësaj zgjedhje. “Është gjithashtu ndikimi dhe prania e një trajneri aq të rëndësishëm sa Conte. Lojtarët zgjedhin destinacionet në bazë të projektit të futbollit dhe trajnerit. Antonio në pankinë bën diferencën. Lojtarët e rëndësishëm shpesh ndjekin trajnerë të mëdhenj, liderë, dhe Conte është një prej tyre”, tha Lippi.

sfidanti.al