Euro 2024 e kemi hedhur pas krahëve pasi tashmë duhet të përballemi me realitetin. Shumëkush i kujtonte Çekisë atë humbje të hidhur në Tiranë me fillesë në barazimin e Pragës duke e konsideruar si ogur për një ndeshje pozitive edhe në Nations League por llogaritë nuk i kishim bërë mirë. Vendasit i kishin marrë mirë masat ndërsa eksperienca europiane duket se nuk na ka shërbyer pët t’u pjekur. Jasir Asani ndoshta ka fluturuar më shumë se duhet ndërsa Sylvinho që vendos të aktivizojë një mbrojtës si Hysaj i mbetur jashtë skuadre, duket se ka humbur kontaktet me realitetin. Një gol i shpejtë për vendasit dhe një tjetër rrjetë për sigurinë, 2-0 dhe të gjithë kthehemi në shtëpi të bundur që kjo skuadër duket ende me mendjen në Gjermani por jeta vazhdon dhe Kombëtarja mund e duhet të reagojë. Më patriotët që kërkonin një biletë botërori që në këtë fazë, duhet të bëjnë llogaritë me një situatë më pak komode pasi sipas të gjitha gjasave, Shqipëria duhet ta synojë botërorin nga eleminatoret. Një Shqipëri apatike, jo e qartë, pa dëshirë dhe kaotike nuk mund të shkojë larg, pavarësisht “yjeve” që kemi në skuadër dhe i pompojmë në vazhdimësi.
Nga Pirro Bardhyli