Te Leipzig e pranojnë: Werner na ka kërkuar të largohet

‘Është e vërtetë që prej disa javësh Timo Werner na ka kërkuar largimin dhe se është në kontakte me klube të tjerë. Por deri tani nuk ka asgjë konkrete, të paktën përsa na përket ne-kjo është ajo që ka deklaruar Shefi Ekzekutiv i Leipzigut, Oliver Mintzlaff që konfirmon se ylli i skuadrës ka kërkuar largimin në fund të sezonit.

‘Ekziston një klauzolë e largimit të futbollistit prej 60 milionë Euro që e kemi përfshirë në kontratën e tij dhe se mund t’i japë mundësi të bëjë një hap tëri në karrierën e tij-vijoi Mintzlaff-tani fjalën e fundit e ka ai, jo ne. Sot për sot, Timo nuk e ka aktivizuar klauzolën, dhe as klubet e interesuar nuk e kanë bërë të ditur se kanë ndërmend të paguajnë  këtë klauzolë’.

Sfidanti.al