Spanja rrezikon seriozisht, Vijar sulmon: Po mbetëm jashtë Botërorit, fajin e ka qeveria

Spanja duket se e rrezikon vërtet përjashtimin nga Botërori i Rusisë, të paktën për momentin, ku duket se nuk ka ndonjë zgjidhje. Ditët e kaluara, FIFA e shqetësuar për ndërhyrjet qeveritare në cështjen e Federatës Spanjolle e ka kërcënuar këtë institucion me pezullim nga të gjitha aktivitetet që si pasojë ka përjashtimin e skuadra lkombëtare nga Kupa e Botës së 2018. Telashet shtohen pas kundërsulmit të bërë nga ish kreu i RFEF,  Anhel Maria Vijar, i pezulluar për shkak të skandalit që shpërtheu gjatë muajve të verës ur u arrestua për korrupsion.

‘Këshilli i Lartë Sportiv  po bën gjithcka që Federata të mos zbatojë ligjet e saj-tha Vijar në një dalje të tij në Konferencën për shtyp-ky organ pretendon që të anulohen zgjedhjet , një kërkesë e pabazuar në ligj dhe nëse Spanja do të përjashtohet do të jetë pikërisht për faj të këtij këshilli. Nuk do të jetë faji im aspak dhe situta është vërtet e vështirë’.

Pas arrestimit dhe pezullimit të Vijar, Federata mbajti zzgjedhjet e saj,por këshilli i lartë Sportiv kërkoi përsëritjen e tyre, dicka që për FIFA  është një thyerje e statutit të saj,

‘Pyesim veten se përse konflikte të kësaj natyre nuk ka në vende të tjera si Italia, gjermania apo anglia ku shteti respekton autonominë e Federatës?-bëri pyetjen e tij Anhel Maria Vijar që mëpas këmbmbënguli në pafajësinë e tij përsa i përket skanda;lit të disa muajve më parë.

Sfidanti.al