Legjenda braziliane e futbollit, Kaka, vendosi që t’i thotë, përfundimisht, lamutimirë futbollit në moshën 35-vjeçare. Kaka, për herë të fundit, ka luajtur në kampionatin amerikan, ligën MLS, me Orlando Sitin dhe, mbas largimit të tij nga SHBA-ja ka pasur shumë spekulime lidhur me të ardhmen e tij. Por, më në fund, ai e njoftoi vendimin final të tij për largimin nga fusha e futbollit.
Ky futbollist mesfushor ofensiv ka shkëlqyer gjatë karrierës së tij që vazhdoi nga 2001 deri më 2017. Kaka ka fituar me Brazilin një kampionat botëror, trofe në Ligën e Kampioneve dhe Serinë A me Milanin, ndërsa “Topin e artë” e ka fituar, më 2007, duke qenë, kështu, futbollisti i fundit që e ka fituar këtë trofe prestigjioz, para se atë ta zotëronin me radhë Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.
Sfidanti.al