Largimi i “gardianit” kamerunas, Andre Onana nga porta “zikaltër”, lë një hapësirë shumë të madhe në organikën e Inter e për këtë aryse, bordi i nënkampionëve të Evoprës ka nisur punën për afrimin e një portieri të ri në “Meaca” dhe tashmë është shumë pranë pagimit të kluazolës së zviceranit, Jan Somer.
Në orët e ardhshme pritet dhe zyrtarizimi i marrëveshjes, me “zikaltërit” që janë duke negociuar me “bavarezët” për në ulje të çmimit të klauzolës së “helvetit”, nga 8 në 6 milionë euro, megjithatë pritet që ky “problem” të zgjidhet shpejt. Në krahun tjetër, largimi ishte opsioni më i mirë për Somer, pasi me rikthimin e Manuel Nojer në formë, te “bavarezët” e Bajern Mynih, vendi i titullarit është një pozicion i garantuar për kapitenin e Kombëtares gjermane.