Trajneri i përkohshëm i Mançester Junajtidit, Ole Solskjer, ka kontratë që ta realizojë punën e tij deri në fund të sezonit me opsionin që të vazhdojë të qëndrojë në stolin e drejtim të “djajve të kuq” edhe më tej, nëse do të arrijë rezultate pozitive.
Sidoqoftë, nëse rezultatet do të mungojnë, media përmend një serë emrash që mund të marrin “timonin” e drejtimit të Junajtidit. Në fakt, deshira kryesore e kryesisë së klubit është trajneri aktual i Totenhemit, Maurisio Poçetino, por mediumet angleze përmendin edhe një opsion tjetër që është tani trajner i Juventusit, Masimiliano Alegri.
Alegrit po i ecën mjaft mirë te Juventusi, kështu që vështirë se ai do të mund të largohet nga “Zonja e vjetër”, por, sidoqoftë, Mançester Junajtidi nuk është një mision i pamundur.
Sfidanti.al