Solskjeri paralajmëron Lukakun dhe Sançezin; E patë Pogban, bëjeni !

Trajneri i përkohshëm i Mançester Junajtidit, Ole Solskjer, u ka bërë të ditur dy yjeve të ekipit, Romelu Lukaku dhe Aleksis Sançez, se nuk do të pranojë asnjë justifikim për formën e tyre të dobët. Të dy futbollistët e lartpërmendur kanë edhe një shans tjetër që të provojnë se ata e meritojnë vendin në ekip.
“Nëse Pol Pogba e provoi këtë kundër Hadersfildit, atëherë edhe ju do të kenë shansin që ta provoni veten”, u tha Solskjeri në stërvitje dy lojtarëve të mësipërm.
Solskjeri, në fakt, në dy ndeshjet që janë zhvilluar nën drejtimin e tij u ka dhënë mundësinë që të luajnë Fredit, Marsialit, Xhesi Lingardit e Markus Rashfordit dhe nuk e ka përdorur tandemin (dyshen) e mësipërm Lukaku-Sançez, tek i cili trajneri i mëparshëm i “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo, kishte më shumë besim.
“Futbollistët duhet ta dëshmojnë veten në fushë dhe unë jam gati t’i ndihmojë ata”, thotë Solskjeri.
Sfidanti.al