‘Australian Open’; masa kundër asfiksisë nga temperaturat e larta

Janari është peroiudha kur luhet turneu i parë Grand Slam i vitit në tenis, Australian Open. Në vitet e fundit ky eveniment është shoqëruar me probleme të mëdha te sportistët për shkak tëe temperaturave shumë të larta të. Ka pasur disa raste kur tenistët kanë humbur ndjenjat, kanë ndjerë lodhje, madje është arritur deri aty sa të kenë pasur edhe halucinacione.

Kjo shtyu organizatorët e Australian Open të marrin masa që të ndihmojnë sportistët për të përballuar motin e nxehtë në tokën e kangurëve duke vendosur të aplikojnë ‘Heat Stress Scale’ që do të masë nivelin e të nxehtit që do të ndikojë edhe në vendimet për vijimin apo jo të ndeshjeve.

në këtë pikë është krijuar rregulli i ’10 minutëshit’ që do të thotë se nëse nxehtësia e matur do të jetë në nivelin 1-5 atëherë ndeshjet në kategorinë e femrave do të ndërpriten për 10 minuta mes setit të dytë dhe të tretë, ndërsa te meshkujt pushimi prej 10 minutësh do të jetë pas setit të tretë. nëse niveli i nxhtësisë do të jetë mbi 5 atëhere ndeshja do të pezullohet. Në të kaluarën, organizatorët ndërhynin dhe aplikonin masata kundër motit të nxehtë në momentin kur temperaturat ishin mbi 40 gradë Celcius duke ndërprerë ndeshjen, apo mbyllur fushën nëpërmjet catisë lëvizëse.

sfidanti.al