Ishte e rëndë edhe aq sa ndodhi, ndërsa gjithçka po merr përmasa të reja. Skuadra e femrave e Paris SG, kampione e Francës në fuqi, është tronditur nga skandali që solli rrahjen e njërës prej futbollisteve, arrestimin e një tjetre, dhe marrjes në mbrojtje të 5 lojtareve nga ana e policisë. Heira Hamraui ishte futbollistja e goditur nga dy burra të maskuar, ndërsa ndodhej në makinë me shoqen e ekipit, Aminata Diallo. Policia arrestoi pikërisht Diallonë, të cilën e akuzon si organizatorë te rrahjes së shoqes për t’i zënë vendin në formacion. Të dyja lojtaret janë mesfushore dhe luajnë në të njëjtin pozicion, ndërsa mediat theksojnë se ato ishin shoqe të ngushta.
Jo vetëm kaq, por mësohet se 5 lojtare të ekipit kanë marrë telefonata kërcënuese, që dyshohet se janë bërë nga një shok 34-vjeçarë i Diallosë. Hamraui, 31-vjeçare erdhi tek Paris SG që nga Barcelona, ku shkëlqeu dhe fitoi gjithçka, përfshi La Ligën në Spanjë dhe Championsin. Diallo, 26 vjeç, është lojtaret e PSG-së që nga viti 2016, ndërsa së fundmi është kthyer nga huazimi që pati tek Atletiko e Madridit. Ky skandal pritet të ndikojë tek skuadra franceze që ka ambicie të mëdha në Champions, duke mundur pak ditë më parë 4-0 Realin e Madridit.
Sfidanti.al