Në Kinë ka nisur një hetim në shkallë të gjerë, pasi ka dyshime se disa pjesëtarë të përfaqësueses kineze kanë marrë pjesë në fiksimin paraprak të ndeshjes që Kina e humbi 0-3 ndaj Iranit në kuadrin e çerekfinaleve të Kupës së Azisë. Në fakt, ka dyshime se katër pjesëtarë të përfaqësueses së Kinës kanë vënë baste me shuma të mëdha për fitoren e Iranit.
Menjëherë, mbas humbjes së Kinës, trajneri i kësaj të fundit, Marcelo Lipi, dha dorëeheqjen, ndërkohë që gjatë ndeshjes ai zëvendësoi dy nga të dyshuarit.
Autoritetet kineze, nëse ndeshja me të vërtetë është shitur, janë gati të japin dënime nga më të rendat, ndërkohë që edhe federata aziatike e futbollit do ta dënojë përfaqësuesen e Kinës.
Sfidanti.al