Siti e humbi titullin kampion në Angli … në ligën e femrave!

Mund të marrë kurorën sot në garën më të rëndësishme, atë të Premier Ligës, por Mançester Siti pësoi një dështim serioz në një tjetër kampionat, në Super Ligën e femrave. Vajzat “qytetare” u mundën 0-1 në fushën e Arsenalit, duke pësuar humbjen e parë këtë kampionat, ndërsa titulli u fitua nga “artilieret” londineze. Ema Miçëll shënoi në minutën e 88-të, duke siguruar që Arsenali të shkëputej në 7 pikë nga Siti, me 18 fitore e 2 humbje në këtë konkurrim, ndaj 14 fitoreve, 5 barazimeve dhe 1 humbjeje të Sitit.

Ky ishte titulli i parë kampion për Arsenalin e femrave që nga viti 2012. Turnetë e vajzave në Angli nisën në vitin 2011 dhe “topçiet” kanë 3 tituj duke qenë rekordmene, ndaj dy sukseseve të Liverpulit, dy të Çelsit dhe 1 të Mançester Sitit, që tri herë është detyrua të kënaqet me vendin e dytë.

Sfidanti.al