Si  mund të shpëtonte Pol Pogba nga gropa thithëse e milionave

Football Leaks vë në shënjestrën e tij edhe Paul Pogba që në muajt e verës u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Mësohet se në qendër të hetimeve që kanë tronditur botën e këtij sporti, qëndron Mino Raiola që është agjenti i mesfushorit francez.

Sipas asaj që publikon e përditshmja franceze ‘L’Equipe’, të ardhurat nga të drejtat e imazhit të Pogba janë transferuar në Luksemburg dhe në ishullin e Jersey, 2 vende që përkufizohen si parajsa fiskale.

Sipas dokumentave të gjetura nga hetimet e kryera,Mino Raiola arriti të përfitojë 10 milionë euro nga Juventus gjatë periudhës kur Pogba ishte pjesë e skuadrës torineze, pa llogaritur këtu edhe marrjen në administrimin të të drejtave të imazhit nga agjenti i mëparshëm i Pogba, Ualid Tanazefti.

Për t’u theksuar është se Raiola përfitoi edhe 27 milionë euro të tjerë në formën e komisioneve nga transferimi i futbollistit nga Juventus te Manchester United me Djajtë e Kuq që  derdhën në arkat e Zonjës së Vjetër 107 milionë Euro.