Shtypi: Guardiola largohet në fund të kontratës

Shtypi britanik është i binudr se Josep Guardiola është në muajt e tij të fundit në pozicionin e trajnerit në Mançester. Katalanasi mbërriti në “Etihad Stadium” tetë vite më parë dhe tani po mendon për një tjetër aventurë. Kontrata e tij aktuale mbaron në korrik të 2025-ës dhe drejtuesit e Sitit shpeh herë i kanë kërkuar që të mendohet për të ardhmen pasi duan që t’i ofrojnë një akord të ri. Nëse diçka e tillë do të ndohdte atëherë Guardiola nuk do të pranonte. Katalanasi ka marrë vendimin e tij dhe tani është fokusuar në merkato, ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të futen përsëri në merkato për të kompletuar ekipin dhe për ta bërë atë kompetitiv në të tri frontet për sezonin final.

sfidanti.al