Shteti Islamik vë në shënjestër Botërorin dhe…Mesin

Kampionati Botëror i Futbollit është vënë në shënjestrën e Shtetit Islamik. Në faqen e internetit të këtij grupimi ekstremist islamik janë shfaqur imazhe që e kanë shfaqur qartë objektivin e IS. Në njërën nga këto foto duket një terrorist i armatosur dhe një shënim në gjuhën arabe ku shkruhej ‘Na prisni’  dhe në sfond ishte simboli i kupës së Botës. Në të dytën , shfaqet stadiumi ku do të luhet finalja e kësaj Kupe Bote ku shkruhej: ‘Armiqtë e Allahut në Rusi, ju betohemi se zjarri i ushtarëve tanë do t’ju djegë’.

Por jo vetëm kaq, në kërcënimet e tij IS nuk ka kursyer as Lionel Mesin, kapitenin e përfaqësueses argjentinase. Në foton e publikuar në website-in e këtij grupimi ekstremist, Mesi shfaqet pas hekurave të një burgu dhe një prej syve e kishte të gjakosur. Fotoja ishte e shoqëruar me mesazhin: Po luftoni në një shtet, fjalori i të cilit nuk e ka të përfshirë fjalën ‘dështim’’.

Sfidanti.al