Shpërblimi për fitoren e botërorit; 400 mijë Euro për çdo lojtar të Spanjës

Përfaqësuesja spanjolle ka fituar shkëlqimin e humbur nën drejtimin e trajnerit Hulen Lopetegit. këtë e tregon fakti që La Roja nuk ka pësuiar asnjë humbje që nga momenti kur ky trajner u ul në pankinën e 3 herë kampionëve të Evropës pas largimit të Del Boskes. Ndeshja e fundit miqësore me Argjentinën e fituar 6-1 tregoi se Spanja do të jetë një pretendente për të fituar Botërorin e Rusisë dhe kjo ka vënë në lëvizje drejtuesit e Federatës Spanjolle të futbollit për të përcaktuar shëperblimin e futbollistëve të kësaj skuadre në rast se do të triumfojë në këtë eveniment.

Sipas asaj që publikohet në median iberike, tashmë është arritur marrëveshja me lojtarët i këtij institucioni për shpërblimin e secilit prej futbillistëve me 800 mijë Euro Bruto, e thënë ndryshe 400 mijë Euro neto duke zbritur taksat. Mësohet se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet pas zgjedhjeve në këtë Federatë pas takimit që kapitenët e spanjës do të zhvillojnë me Fernando Hierron dhe presidentin që do të zgjidhet.

Në vitin 2010 kur Spanja triumfoi në Botërorin e Afrikës së Jugut, lojtarët e saj përfuituan 600 mijë Euro bruto, ndërsa në Brazil në 2014 për ta ishte përgatitur shpërblimi prej 720 mijë Euro, por që askush nuk e mori pasi spanja u eliminua shumë shpejt nga ky kompeticion. vlen të theksohet gjithashtu se Federata, përfaqësuesja e së cilës do të shpallet kampione e botës, do të përfitojë nga FIFA 35 milionë Dollarë.

sfidanti.al