Shorti i Botërorit 2018; nis me Rusi-Arabi Saudite, rezervohet Spanjë-Portugali

Festa e futbollit ishte e gjitha në Moskë. Në pallatin e kremlinit u hodh shorti i fazës së grupeev të ngjarjes më të madhe futbollistike në Botë, kampionatit Botëror. 32 skuadrat që mundën të kuaklifikoheshin për këtë event mësuan fatin e tyre për këtë Kupë Bote që do të nisë në 14 qershor dhe do të mbyllet në 15 korrik të vitit 2018

Gjithcka nisi me ardhjen e Miroslav kloses në skenë. Gjerman, kampion bote në fuqi me përfaqësuesen e vendit të tij riktheu trofeun e Kupës së Botës dukei dhënë startin ceremonisë së shortit ku u përfshi edhe një numër baleti si dhe shfaqja e momenteve më të bukura të finaleve të Botërorëve të fundit.

Më pas u erdhi radha emrave të mëdhenj, aktorë të shortit që me duart e tyre përcaktuan fatin e skuadrave të botërorit dhe gjithcka ishte në drejtimin e Geri Linekerit. 8 skuadrat e vazos së parë ishin ato që u ndanë nëpër grupe, proces që ndodhi edhe me skuadrat e vazove të tjera. E vecanta në këtë short është se do të ketë një derbi iberik në Kupën e Botës dhe bëhet fjalë për Spanjën dhe Portugalinë që për më tepër do të luajnë edhe ndeshjen hapëse të Grupit të tyre, Grupit B ku janë edhe Maroku e Irani. Në Grupin A përvec Rusisë është edhe Egjipti, Arabia Saudite e Uruguaji. Në Grupin C, franca dhe Danimarka do të masin forcat me Australinë e Perunë. Ndërsa në Grupin D, Argjentina do të ketë si kundërshtarë, islandën, kroacinë dhe Nigerinë, një grup vërtet interesant ky. Grupi E përbëhet nga Brazili, Zvicra, Kosta rika dhe Serbie, ndërsa për Grupin F, shorti përzgjodhi Gjermaninë, Meksikën,Suedinë dhe Korenë e Jugut. Grupi G ka skuadrat; Belgjikë, panama, Tunizi dhe Angli dhe si përfundim Grupi H  ka Poloninë, Senegalin, Kolumbinë dhe Japoninë.

Ndeshja hapëse e Botërprit është ajo mes Rusisë dhe Arabisë Saudite  që do të luhet në Luzhniki stadium, impiant ku është përcaktuar të zhvillohet edhe finalja e madhe e 15 korrikut të vitit të ardhshëm.

Sfidanti.al