Çfarë dëmtimi i rëndë për veteranin, a do kthehet më në fushë?!

Futbolli shpesh mund të kurdisë “shaka” të rrezikshme dhe një e tillë i ndodhi njërit prej veteranëve të futbollit anglez, Adam Jejts (Yates). Lojtari 34-vjeçar i Port Vejlit në kategorinë e tretë (Liga 2) u përplas keqazi me një portier kundërshtar, gjatë një ndeshjeje të kampionatit të rezervave.

Pasi u godit (pa dashje) nga portieri Sam Hornbi, Jejts pësoi thyerje të kockës së hundës, të kockës së faqes, dhe të kockës së syrit. Ai u dërgua menjëherë në spital, ndonëse u nxorr shpejt, por ende nuk dihet se kur mund të kthehet në fushën e lojës. Duke pasur parasysh edhe moshën, rreziku për Adam Jejtsin është i madh.

Sfidanti.al