Obi Mikel zbulon nje histori te rende qe i ndodhi gjate ketij Boterori. Kapiteni i Nigerise tregoi se ndaj Argjentines luajti me friken per babain e tij sepse e kishin rrembyer.
‘Luajta ndaj Argjentines me lajmin se babai im ishte ne duart e rrembyesve-tha Obi Mikel per ‘The Guardian’-u desh qe te mbaja ne kontroll kete traume edhe pse isha i renduar nga ana psikologjike. Nuk dija si te beja. Nuk mund te lajmeroja as Federaten. Kete histori e dinin vetem disa miq. Por ne fund e dija qe nuk mund te zhgenjeja 180 mln nigeriane. Duhej ta hiqja nga mendja kete dhe te mendoja per te perfaqesuar vendin tim’
Ne fund babai i Obi Mikel u lirua dhe tani eshte ne spital per shkak te plageve te marra nga torturat qe i kishin bere rrembyesit.
Sfidanti.al