Penalltia e humbur ne sfiden me Kroacine i eshte kthyer ne nje makth per Nikolaj Jorgensen. Futbollisti danez se fundmi ka marre kercenime me vdekje ne rrjetet sociale. Jorgensen gaboi penalltine vendimtare per skuadren nordike qe ne fund u eliminua.
Nje situate e tille ka sjelle reagimin e Federates Daneze te Futbollit qe deklaroi se do te beje denoncimin ne polici.
‘Jepini fund-theksohej ne nje komunikate te Federates Daneze ne Twitter-komuniteti yne nuk i pranon kercenimet me vdekje per yjet e futbollit, politikane apo persona te tjere. Eshte e papranueshme. Do t’i drejtohemi policise per t’i dhene fund kesaj çmendurie’.
Sfidanti.al