Edinson Cavani rikthehet të buzëqeshë dhe shkaku është nënshkrimi i kontratës me Manchester United. Por muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të. Ai që e zbuloi këtë ishte vetë sulmuesi uruguajan teksa bëri edhe një rrëfim shokues.
‘Kam qenë i prekur nga Covid dhe mendova të tërhiqem-tha Edinson Cavani-pasi u kthyem nga pushimet në Spanjë, e dashura ime dhe unë bëmë një test dhe na doli negativë, por më pas i kryem sërish sepse ajo kishte simptoma dhe rezultoi pozitiv’.
Por Cavani është ende i shqetësuar sic tregon ai vetë. ‘E vërteta është që u trembëm shumë-shtoi Cavani-por falë Zotit jemi mirë. Shëndeti I familjes ishte përtej futbollit. Mendova të tërhiqesha nga futbolli I luajtur dhe të prisja që e gjithë kjo të kalonte. Cfarë po ndodh në botë të bën të ndihesh keq dhe ngjall shumë pasiguri sepse askush nuk e di se cila do të jetë zgjidhja’.
Sfidanti.al