Genoa, testi i dytë me tampon për 10 futbollistë, të gjithë ende pozitivë

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Genoa bëri të ditur se asnjë nga 17 futbollistët pozitivë në testet për Covid-19 ka rezultuar negativvë në tamponët e radhës. Ashtu sic është komunikuar më parë futbollistët e prekur nga coronavirusi te Genoa janë: Valon Behrami, Davide Biraschi, Petar Brlek, Francesco Cassata, Domenico Criscito, Mattia Destro, Lukas Lerager, Darian Males, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schone, Miha Zajc, Davide Zappacosta.

Klubi xhenovez në komunikatën e tij nënvizon se  për 10 të parët (Cassata, Lerager, Marchetti, Melegoni, Pellegrini, Perin, Pjaca, Radovanovic, Schone, Zappacosta), pozitiviteti është shfaqur edhe në tamponët e radhës  të kryera sipas rekomandimeve të Asl, 8 ditë pas pozitivitetit të parë. Për pjesën tjetër, testi me tampon do të kryhet në kohët e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore dhe sipas protokolleve në fuqi

Sfidanti.al