Ashtu sic ishte parashikuar, Arthur Melo mbërriti në Torino pas mesnatës të së shtunës menjëherë pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Celta Vigo e mbyllur me barazimin 2-2 ku u aktivizua për pak minuta. Kjo për faktin se këtë të diel nisi procesi i shkëmbimit me Miralem Pjanic me boshnjakun që do të transferohet te Barcelona. Tashmë të dy futbollistët i kanë kryer vizitat mjekësore në Itali, braziliani me bardhezinjtë, ndërsa Pjanic me blaugranat
Përsa i përket aspektit financiar, Barcelona dhe Juventusi e kishin gjetur marrëveshjen prej ditësh; Pjanic u vlerësua 60 milionë Euro, ndërsa Arthur 70+5 milionë Euro që do të thotë se Juventus do të derdhë në arkat e kampionëve të Spanjës diferencën.
Kontaktet e orëve të fundit shërbyen për zgjidhjen e detajeve të fundit mes të cilave edhe ishin edhe ato për pasojat në rast dëmtimi të futbollistëve deri në fund të këtij sezoni. Arthur mbërriti në Torino i shoqëruar nga avokati Vicente Flores, babai i tij Ailton, vëllai Paulo Henrique dhe ish Drejtori Sportiv i Barcelones, Robert Fernandez që u mor me transferimin e tij nga Gremio te katalanasit.
Sfidanti.al