Marseille, Payet rinovon dhe pranon reduktimin e pagës

Dimitri Payet rinovon kontratën me Olympique Marseille. Futbollisti së bashku me trajnerin Andre Villas Boas dhe presidentin e klubit Jacques Henri Eyraud, u shfaqën në një konferencë për shtyp këtë të shtunë duke bërë të ditur zgjatjen e kontratës së futbollistit me këtë të fundit që ka pranuar edhe një reduktim të ndjeshëm të pagës së tij.

Dimitri Payet firmosi me Olympique Marseille një kontratë deri në vitin 2024 që do të shoqërohet me ulje të pagës së tij me 50% për sezonin 2020/2021, me 30% në sezonin 2021/2022. Në të njëjtën kohë Dimitri payet ka pranuar që paga e tij bazë të reduktohet në masën 40-60% në dy vitet e fundit të kontratës së tij të re me klubin marsejez.

sfidanti.al