Federata Angleze e Futbolli ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin me kompaninë e veshjeve sportive, Nike, deri në vitin 2030. Sipas Goal.com, nga kjo marrëveshje Federata e Anglisë do të përfitoj 400 milionë paund (475 milionë euro), një shifër kjo vërtetë ekstravagante.
“Ne jemi të kënaqur që të kemi vazhduar partneritetin tonë me Nike, deri në vitin 2030. Kjo ka qenë gjithmonë e rëndësishme për ne, për të siguruar një angazhim të tillë afatgjatë”, ka deklaruar Mark Bullingam, drejtori i marketingut në FA. Kompania e famshme është themeluar 52 vite më parë në Universitetin e Oregonit dhe në vitin 2015 kishte një capital të përgjithshëm prej 12.707 miliardë dollar.
Sfidanti.al