Çështje centimetrash për Paul Pogba, i cili mund të vazhdonte të ishte një nga ata që do të godisnin goditjet e dënimit për Mançester Junaitid. Shtylla “e qethur” kundër Tottenham mund t’i ketë kushtuar vendin e goditësit të dytë të faulleve direkt në portë. Të paktën derisa Zlatan Ibrahimoviç të ndryshojë sërish mendje dhe t’i lejojë sërish topin, duke “e falur” për gabimin e bërë të dielën e kaluar.
Përpara se francezi të godiste, futbollisti suedez e kishte paralajmëruar që të mos gabonte. “I thashë se nëse nuk do të shënonte gol do të ishte faulli i fundit që e lejoja të godiste”, tha Ibrahimoviç. “Ai goditi traversën. Nëse topi do të kishte shkuar në rrjetë do të ishte 2-0 dhe kjo do të na kishte bërë të ndiheshim më të sigurt, sepse duke menduar për ndeshjet e fundit, ku kemi pësuar gol në minutat e fundit, asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”, përfundoi Zlatan.