Ja këmbët e arta, futbollistët që gabojnë më pak në fushë

Toni Kros, Elneni dhe Tiago Mota janë cilësuar sipas statistikave si pasuesit më të saktë në Evropë. Disa mesfushorë janë të jashtëzakonshëm në pasim dhe shumë rrallë bëjnë gabime dhe ja kush janë këmbët e arta të kontinentit.

Toni Kros, ashtu si gjithmonë në vitet e fundit, vazhdon të qëndrojë në majën e listës, por bashkë me të janë edhe Elneni i Arsenalit dhe Tiago Mota i PSG. Kroos dhe Elneny kanë përqindjen më të lartë të saktësisë në pasime, me nga 92.7 % për ndeshje, që është edhe një shifër e jashtëzakonshme, por shumë pranë tyre është edhe italiani, i cili saktësinë për ndeshje e ka 92.6 %.