Shangai Shenhua eliminohet, “Tevez, të kesh turp”!

Sulmuesi aregjentinas, Karlos Tevez, u bë kohët e fundit futbollisti më i shtrenjtë në botë, pasi nënshkroi një kontratë mjaft të shtrenjtë me klubin kinez të mesipërm, por ai dështoi që në ndeshjen e tij të parë zyrtare.

Në fazën kualifikuese për një vend në Ligën aziatike të Kampioneve, Shenhua i Shangait humbi 0-2 ndaj ekipit australian, Rour të Brisbejnit, megjithëse ekipi kinez ishte favorit absolut. Tevezi që ka me këtë ekip një kontratë me vlerë prej 35 milionë eurosh për sezon, pothuajse u shpartallua pas ndeshjes në rrjetet socialë. “Klubi i ri i Karlos Tevezit, Shangai Shenhua, u eliminua nga Brisbejni në Ligën e Kampioneve të Azisë. Duke e parë ndeshjen në aspektin pozitiv, Tevezi, në këtë ndeshje, fitoi 6,5 mijë euro”, thuhej në njërin nga komentet në Twitter, ndërsa, në një tjetër, shkruhej: “Paga mujore e Karlos Tevezit është më e madhe sesa të gjitha pagat që marrin, gjatë një viti, të gjithë futbollistët e Brisbejnit”!

Sfidanti.al