Shumëkush thotë se shorti u tregua bujar me Liverpulin, duke i vënë përballë në çerekfinale Porton që konsiderohet si rivali më i dobët, por trajneri i “të kuqve”, Jyrgen Klop, thotë se ai nuk e kishte dashur këtë ekip portugez, sepse ai edhe vjet ishte një “arrë fortë” që mezi thyhet. Në fakt, të dy ekipët janë takuar edhe vjet dhe Liverpuli e kaloi Porton me rezultatin e përgjithshëm 5-0 (5-0 në “Enfild” dhe 0-0 në Portugali).
“Shorti na ra që të luajmë me Porton dhe ne e dimë se që ta kalojmë këtë ekip, duhet të luajmë shumë mirë. Vjet në LK ndeshjen e parë ne e fituam 5-0, por në ndeshjen e dytë ne e pamë sesa i fortë është ky ekip portugez. Unë nuk mendoj se ky është një short i mirë për neve. Porto nuk ishte ne listën e dëshirave të mia dhe tani ne duhet të përgatitemi shumë mirë dhe duhet ta respektojnë rivalin, pavarësisht nga emri i tij”, tha Klopi. Ndeshja e parë do të luhet në “Enfild” më 9 prill.
Sfidanti.