Sesk Fabregas është gjithnjë e më pranë kalimit të Milanit. Ai që e konfirmon këtë është tabloidi britanik ‘The Sun’ sipas të cilit është arritur marrëveshja mes Celsit dhe klubit milanez për transferimin e spanjollit te kuqezinjtë që në merkaton e muajit janar. Mesfushorit spanjoll i skadon kontrata me Blutë e Londrës në muajin qershor të vitit të ardhshëm dhe drejtuesit e Milanit kanë shprehur gatishmërinë që t’i bëjnë një pagesë Celsit për blerjen e kartonit të tij që në sesionin e ardhshëm të merkatos së transferimeve.
Është pikërisht shifra që duhet të paguar cështja për t’u zgjidhur në bisedimet mes klubeve. Pronari i Celsit kërkon të paktën 12 milionë euro, por kjo vlerë konsiderohet e lartë nga leonardo që në të njëjtën kohë po mendon edhe mundësinë e kufizimit të klubit në lëvizjet e merkatos për shkak të Fair Play Financiar. Tjetër problem është edhe paga e Fabregas i cili duhet të përfitojë nga londinezët deri në muajin qershor 4.5 milionë euro neto.
sfidanti.al