Ndoshta këtë vit nuk do jenë në podiumin e Topit të Artë, por Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të shkruajnë historinë në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi portugez që tashmë është në radhët e Juventusit, në mbrëmjen e së martës ndaj Valencias shënoi fitoren e tij të 100 në këtë kompeticion duke vendosur një rekord të ri, por Messi iu kundërpërgjigj menjëherë.
Kapiteni i Barcelonës shënoi në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj PSV Eindhoven duke e cuar në 106 gola të shënuar në Champions League. E vecanta e argjentinasit është se të gjithë këta gola ai i ka shënuar vetëm me fanelën e Barcelonës, dicka që nuk e ka bërë askush më parë në këtë kompeticion.
Barcelona sigurisht e festoi këtë rekord të Messit në mënyrë të vecantë me imazhin e Fredi Mërkurit të postuar në rrjetet sociale, një festim ky që i bashkohet atij për 119 vjetorin e themelimit të klubit që është pikërisht në 29 nëntor
sfidanti.al