Fundi i tradhëtisë bavareze ? Robeni merr në mbrojtje trajnerin Kovaç

Bajerni i Mynihut, duke triumfuar mbi Benfikën (5-1) dhe duke u kualifikuar për në 1/8-tën e finaleve të Ligës së Kampoioneve, “bleu” kohën për trajnerin Niko Kovaç që kohët e fundit ka qenë objekt kritikash të ashpra, për shkak të rezultateve të dobta të ekipit, sidomos në Bundesligë, në tabelën e klasifikimit të së cilës ai ndodhet nëntë pikë larg Borusias së Dortmundit të vendit të parë. Mbas fitores së thellë Bajernit ndaj Benfikës, sulmuesi i Bajernit, Arien Roben, që shënoi dy gola në këtë ndeshje, tha disa fjalë emocionale në adresë të trajnerit Niko Kovaç:
“Në futboll është normale që trajneri të kritikohet dhe kjo nuk është ndonjë e keqe e madhe, sepse me këtë rast u zgjuan edhe lojtarët tanë. Për fitoren e arritur, mua me vjen mirë për trajnerin dhe kjo fitore është për të. Ai është një nga neve dhe nuk është mirë që ne dëgjojmë gjjithë këto histori. Ne të gjithë bashkë humbasim, bashkë fitojmë”.
Sfidanti.al