Dashuria dhe pasioni për futbollin kalon cdo kufi dhe cdo imagjinatë. Është ky ndoshta rasti i një cifti francez në komunën Briv La Gajard që gjatë këtij muaji iu gëzua lindjes së fëmijës së parë që është një djalë. Me këtë rast Cifti vendosi që të nderojë dy prej futbollistëve të përfaqësueses franceze që gjatë këtij viti u shpall kampione e botës duke e quajtur vogëlushin Grizman-Mbappe.
Problemi në këtë pikë doli te autoritetet lokale, pasi Komuna nuk e pranoi një emër të tillë, kështu që tani i takon Gjykatës që të marrë vendimin për këtë cështje. Ajo që zbuloi gjithcka ishte e përditshmja franceze ‘La Montagne’ që po e ndjek hap pas hapi këtë cështje. Sipas ligjeve në fuqi në Francë, prindërit janë të lirë t’i vendosin emrin që dëshirojnë fëmijës së tyre, përvec rasteve kur përzgjedhja e tyre kundërshtohet nga autoritetet. Mes kufizimeve të nenit 57 të kodit Civil është edhe ndalimi i vendosjes së një emri që mund të dëmtoje interesin e fëmijës pasi mund të jetë shumë kompleks(nëse përbëhet nga 2 ose 3 emra), ose nëse i referohet një personaliteti të diskretituar nga historia.
Tani pritet vendimi i Gjykatës për cështjet familjare. Nëse ky institucion do ta refuzojë emrin e propozuar nga cifti, atëherë këta të fundit do të jenë të detyruar ta ndryshojnë atë.Nëse ata do të refuzojnë, atëherë do të jetë Gjykata ajo që do t’i vendosë emrin fëmijës.
sfidanti.al