Serie A, vështrim nga e ardhmja; rihapje e pjesshme e stadiumeve

‘Përse të mos fillojmë të arsyetojmë, nëse kushtet do ta lejojnë, duke respektuar siguria, të lejojmë një numër të vogël tifozësh në stadium-ky është mendimi I shprehur nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli në Asamblenë e Legas ditën e premte, një mesazh që mesa duket është mirëpritur nga të tjerët.

Dhe në fakt, sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘La Stampa’, klubet italiane janë vënë në lëvizje  për përpilimin e një plani që do t’u paraqitet drejtuesve të futbollit në vend dhe që parashikon hapjen e pjesshme të stadiumit. Periudha? Jo më shpejt se gjysma e dytë e korrikut, por më e mundshme në sezonin e ri futbollistik në shtator

Bëhet fjalë për hyrje të limituara me 10-25% të kapacitetit të stadiumit, për t’ia kthyer futbollin tifozëve sic po ndodh në disa vende. Futbolli po përgatitet për të rinisur, cështjet për t’u zgjidhur janë akoma shumë, mbi të gjitha është ajo e karantinës, por tani shikohet edhe për më  shumë, sigurisht me lejen e Covid-19.

Sfidanti.al