Messi dhe coronavirusi: Futbolli, si jeta, nuk do të jetë më njësoj

Pandemia coronavirusi ka ndryshuar si jetën ashtu edhe futbollin që nuk do të jenë më njësoj. Këtë e ka theksuar kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi në një intervistë për ‘El Pais’.

‘Të gjithë ne kemi dyshimet sesi do të jetë bota pas gjithë kasaj që ndodhi-tha Messi-pertej izolimit dhe situatës që na kapi në befasi,shumë njerëz e kanë kaluar keq pasi situata i preku në një farë mënyre, sic ndodhi më të gjithë ata që humbën familjarët e miqtë e tyre dhe nuk mundën as t’u japin lamtumirën’.

Sulmuesi argjentinas pranoi se situata nga Covid-19 e ka prekur në mënyrë të vecante.

‘Besoj se nga kjo krizë kishte shumë gjera negative, por nuk kishte qgjë më negative sesa të humbasësh njerëzit që do, kjo me krijon një frustrim të madh dhe më duket padrejtësia më e madhe-vijoi Lionel Messi-futbolli ashtu sikurse vetë jeta në përgjithësi mendoj se nuk do të jetë më njësoj’.

Sfidanti.al