Ditët e fundit të merkatos janë të ndezura në Romë pasi njëri mes Hysajt dhe Pedros do të duhet që të mos prezantohet në fushë të paktën deri në janar nëse vendos të qëndrojë në kryeqytet. Sipas medieve italiane trajneri lacial Marko Baroni po vlerëson me kujdes situatën dhe vetëm më pas do të bëjë me dije vendimin e tij. Për Lacion skenari ku të dy lojtarët do të qëndrojnë në Romë do të ishte fatal sa i përket financave pasi pagat bruto të Hysajt dhe Pedros arrijnë deri në 10 milionë euro në sezon.
sfidanti.al