Serie A, Allegri trajner i muajit

Massimiliano Allegri është vlerësuar me çmimin ‘Trajneri i Muajit’ për nëntorin, trofe që Lega Serie A ia akordon trajnerit më të mirë të muajit. Çmimi do të dorëzohet në prag të ndeshjes Milan–Sassuolo, e cila do të zhvillohet të dielën, më 14 dhjetor, në orën 12:30.

Lidhur me këtë arritje, administratori i deleguar i Ligës, Luigi De Siervo, vlerësoi punën e kryer nga trajneri kuqezi: “Gara emocionuese në krye të kampionatit po reflektohet edhe në duelin e vazhdueshëm mes trajnerëve të mëdhenj të Serie A. Në muajin nëntor, ka qenë Massimiliano Allegri ai që ka shkëlqyer, me 10 pikë të fituara në katër ndeshje dhe me portën e paprekur në tri sfidat direkte të fituara. Trajneri toskan ka ditur të shfrytëzojë në maksimum lojtarët që ka në dispozicion, duke ndërtuar një skuadër të rregullt dhe të aftë të lexojë me kujdes momentet e ndryshme të lojës.”Sipas De Siervo-s, Milani i Allegrit po tregon mentalitet fitues dhe një vetëdije të rikthyer për forcat e veta, elemente thelbësore për të luftuar deri në fund të sezonit për kreun e renditjes.

sfidanti.al