Klubi anglez, Manchester United, është në telashe të mëdha, pasi borxhi i tyre ka arritur nivelin më të lartë në histori. Sipas “The Touchline”, borxhi neto i Manchester United ka tejkaluar 1 miliardë dollarë.
Kjo është hera e parë në histori që klubi anglez ka arritur një nivel të tillë borxhi neto. Kjo ndodhi për shkak të kredive për transferime në verën e vitit 2025.
Bashkëpronarët e Manchester United, INEOS dhe Jim Ratcliffe, kanë shtyrë përpara masa për të ulur kostot, duke përfshirë shkurtime të stafit dhe kursime në paga. Përveç kësaj, klubi po vazhdon të ristrukturohet për të ulur kostot operative dhe kjo pritet të ndodh gjatë gjithë sezonit. Për shkak të borxheve të mëdha, shpeshherë është raportuar se klubi nga “Old Trafford” mund të shesë aksione.

