Nuk është e lehtë të gjendet një tjetër si Edin Xheko, dhe Interi këtë e di mirë. Sulmuesi boshnjak garantonte gola, shpenzim të vogël për marrjen e kartonit dhe rrogë të përballueshme, plus edhe përvojën e duhur në Serinë A dhe në Champions. Gjithsesi, Bepe Marota, “shefi” jashtë fushe zikaltër, besohet se nuk ka vënë duart në kokë dhe po qan. Ish-drejtuesi juventin ka gati një listë dhe padyshim që ka bërë lëvizjet.
Fernando Jorente i afrohet Xhekos, të paktën në aspektin fizik të kilogramëve dhe centimetrave, plus lojën e fortë në ajër. Spanjolli është edhe taktikisht mjaft i mirë, dhe e njeh Konten pasi kanë punuar bashkë. Përtej tij është Duvan Zapata, një “profil” krejt tjetër, por shumë interesant që mund të mos kushtonte aq shumë. Në listë edhe polaku i Napolit, Arkadiush Milik, që mund të përdorej në një transferim të Mauro Ikardit. Do të ishte e vështirë për Timo Vernerin e Lajpcigut që i është premtuar Bajernit. Mbeten edhe Ante Rebiç i Frankfurtit dhe Aleksis Sançez i Mançester Junajtidit, por ky i fundit duhej të pranonte ulje të madhe të rrogës.
Sfidanti.al