Nuk dihet se çfarë do të vendosë sulmuesi i ri nga Serbia, dhe se cila do të jetë karriera e tij në vazhdim. Me Fiorentinën, Dushan Vllahoviç i arriti objektivat e tij duke u bërë i rëndësishëm edhe në një ekip që ishte në krizë në Serinë A, ndërsa interesimi për të mbetet i lartë. Sulmuesi 21-vjeçar, shënoi 21 gola sezonin e kaluar dhe Juventusi u shpreh i interesuar. Tani është Totenhemi që do të diskutojë me “vjollcët” një transferim për ta vendosur serbin në krah të Harri Kejnit, për të bindur yllin e ekipit që të mos largohet. Fiorentina kërkon 55-60 milionë euro për kartonin, ndërsa pritet se çfarë do të ndodhë në gusht. Totenhemi ka marrë deri tani portierin e Atalantës, Golini, dhe synon mbrojtësin gjithshtu të Atalantës, Romero.
Sfidanti.al