Viti 2017 i Edin Dzekos; 19 gola të shënuara nga aksionet

Edin Dzeko po përjeton një 2017 fantasik dhe të mendosh që boshnjaku ishte i shqetësuar se nuk do të ishte në formën e sezonit të kaluar kur shënoi 29 gola në Serinë A duke fituar trofeun e shënuesit më të mirë. E megjithatë ky sezon i ri duket se po vijon në atë të kaluarin. Në 3 ndeshjet e para të kampionatit italian, sulmuesi ka shënuar 3 gola dhe një start të tillë ai nuk e ka bërë që nga momenti i transferimit te Roma. Por jo vetëm kaq,asnjë tjetër sulmues i Aerisë A nuk ka shënuar më shumë se Dzeko nga aksioni për këtë vit; 19 gola është kuota e golave të boshnjakut nga aksionet. Por ajo që befason më shumë e që i jep merita të plotë është se Dzeko ka lënë pas në klasifikimin e shënuesve për vitin kalendarik lojtarë të një profili të lartë si Icardi e Higuain, Belotti e Dybala. ‘Nuk jam ndjerë ndonjëherë kaq i fortë-thoshte Dzeko gjatë muajve të verës përpara se të nisnin ndeshjet zyrtare. Numrat konfirmojnë që e gjithë kjo është pak a shumë e vërtetë.

sfidanti.al