Verona turpëron Milanin, Gatuzo nuk kërkon alibi:Bëmë figurë të shëmtuar

Milani nuk po mund të ngrejë kokë. Kuqezinjtë  u mundën këtë radhë nga Verona në kampionat, madje pastër 3-0 duke mos lënë vend për dyshime. Trajneri Xhenaro Gatuzo në përfundim të kësaj sfide nuk ka kërkuar alibi pasi rezultati e tregoi qartë supremacinë e Veronës gjatë kësaj ndeshjeje.

‘Nuk kemi asnjë justifikim, bëmë një figurë të shëmtuar-tha Gatuzo për premium Sport-Tani duhet të shohim përpara. Për 25 minuta krijuam shumë. Deri në momentin e pësimit të golit të parë, skuadra tregoi një futboll të bukur, por e paguam shtrenjtë gabimin e parë. Goli i dytë na  preu gjunjtë. UEFA dhe cështja Donnarumma ndikuan në psikologjinë e skuadrës? Fare mirë mund ta thoja që ky ishte shkaku,por jo nuk është e vërtetë.’

Milani pas humbjes me Veronën e sheh veten në vendin e 7 të klasifikimit me 24 pikë.

Sfidanti.al