Lojtarët e Mançester Sitit festuan fitoren ndaj Totenhemit me…Murinjon në mendje!

Mançester Siti vijon të fluturojë në kampionatin anglez. Skuadra e Guardiolës këtë sezon duket se nuk po njeh rivalë dhe po u jep leksione futbolli të gjithëve. Kjo u pa edhe në ndeshjen me Tottenhamin që e shkatërroi totalisht 4-1 duke e ruajtur në 11 pikë diferencën me Mançester Junajtid.

Djajtë e Kuq e më konkretisht trajneri Zhoze Murinjo ishin protagonistët në festimet e futbollistëve të Mançester Sitit pas suksesit me skuadrën londineze. Këta të fundit vendosën të reagojnë kundër teknikut portugez i cili shkaktoi jo pak trazira javën e kaluar pas përfundimit të derbit kur pa entuziazmin e shfrenuar të Citizens në fitoren e arritur.

‘Parko autobusin-thërrisnin në kor lojtarët e Manëester Sitit, një shprehje kjo që në të shumtën e rasteve  përdoret nga tifozët e kësaj skuadre duke ironizuar lojën shumë mbrojtëse të aplikuar nga Murinjo. ‘Parko autobusin, parko autobusin Mançester Junajtid-është kori i tifozëve të liderëve të Premier Leagues.

Sfidanti.al