“Breshkat Ninja” përqafojnë lojtarët e Paris SG-së

Dy “breshka Ninja” u hodhën në fushën e lojës në ndeshjen Renë-Paris SG të ligës franceze. Ata ishin dy tifozë vendas, të cilët patën dëshirë të takonin yjet miq që kishin ardhur të luanin ndaj skuadrës së tyre. Invazioni i fushës filloi pasi Edinson Kavani shënoi golin e tretë për parizienët. Njëra nga “Ninjat” shkoi drejt Kilian Mbapesë dhe nisi të aktronte.

Në rol hyri edhe Dani Alvesh me brazilianin që bëri sikur nxorri shpatën dhe hyri në “film”. Dëshira e dy tifozëve duket se ishte që të takonin Mbapenë, të cilit në Paris i kanë vënë emrin “Donatelo”, një nofkë që besohet se vjen pikërisht nga filmat me personazhe “Ninjat”. Më pas, dy “ninjat” u nxorrën jashtë nga punonjësit e sigurisë duke mos treguar asgjë të mbinatyrshme siç tregojnë nëpër filma.

Sfidanti.al