Napoli i thote praktikisht lamtumire endrres per titullin ne Serine A. Skuadra e Mauricio Sarrit nuk shkoi me shume se barazimi 2-2 me Torinon dhe tashme e shohim veten -6 pike nga Juventusi kur kane mbetur 2 jave nga fundi i kampionatit me bardhezinjte qe kane nje golavarazh shume me te mire se napoletanet. Skuadra e Sarrit mori 2 here avantazhin fillimisht me Mertens dhe me pas me Hamshik, por Torino barazoi ne te dyja rastet me Bazelin dhe De Silvestrin.
Atalanta i beri nje dhurate te çmuar Interit qe eshte ne gare per nje vend ne Ligen e Kampioneve. Skuadra bergamaske i mori 1 pike Lazios ne Olimpiko me skuadren romane qe la 2 pike shume te rendesishme. Barrou i dha avantazhin Atalantes por Lazio barazoi me Kaisedon. Gjerat mund te kishin shkuar me keq per skuadren e Inxagit kur Atalanta iu afrua 2 here golit te dyte, por Strakosha shpetoi skuadren e Inxagit ne te dyja rastet. Nga ana e tij Interi shkaterroi Udinezen ne Friuli me rezultatin 4-0 me gola te Ranokias, Rafinjes, Ikardit dhe Valeros.
Fiorentina rihyn ne gare per nje vend ne zonen evropiane. Skuadra viole fitoi 3-2 me Xhenoan dhe tani eshte vetem 3 pike larg zones se Europa League. Benasi kaloi Fiorentinen ne avantazh, por Xhenoa permbysi rezultatin me Xhuzepe Rosin dhe Lapadulen. Pandev j denua me karton te kuq duke lene Xhenoan me 10 lojtare dhe Fiorentina shenoi 2 gola te tjere me Ejserik dhe Dabo.
Sfidanti.al